Papa Leo u ka bërë thirrje udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të rinovojnë traktatin e kontrollit të armëve bërthamore, New START, i cili kufizon sasinë e armëve strategjike bërthamore që këto vende mund të vendosin.

Leo, Papa i parë nga Shtetet e Bashkuara, tha gjatë një audience javore në Vatikan se situata aktuale botërore “kërkon që të bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar një garë të re armatimesh”.

Marrëveshja skadon nesër.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2010, skadon nesër. Presidenti rus Vladimir Putin propozoi në shtator zgjatjen jozyrtare të marrëveshjes për një vit tjetër, por Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk është përgjigjur ende.

“Bëj një apel urgjent që të mos lejohet skadimi i këtij instrumenti”, tha Papa Leo. “Është më urgjente se kurrë të zëvendësohet logjika e frikës dhe mosbesimit me një etikë të përbashkët të aftë për të peshuar çdo vendim kundrejt të mirës së përbashkët.”

Skadimi i New START do të shënonte fundin e më shumë se gjysmë shekulli të kufizimeve të armëve bërthamore.

The post Papa u bën thirrje Amerikës dhe Rusisë që të zgjasin urgjentisht marrëveshjen bërthamore appeared first on Alsat.