Në konferencën e sotme për media, nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të paralajmëruara në llogaritjen e shportës konsumuese nga ana e Qeverisë, duke i quajtur ato “të turpshme, skandaloze dhe manipuluese”.
Kostova alarmoi se Qeveria dëshiron të deformojë treguesit real të kostos së jetesës, duke krijuar koncept të ri të “shportës mesatare të konsumit”, e cila, ndryshe nga shporta aktuale e sindikatës, do të krijohet sipas parametrave të Qeverisë dhe do të jetë për familje tre anëtarëshe, në vend të familjes katër anëtarësh.
“Nuk ka më “mami, babi, motra dhe vëllau” siç paralajmëroi kryeministri për PR- tani vetëm për tre, që numrat të duken më mirë. Pse pikërisht shportë mesatare? Për shkak se zbatohet me pagën mesatare e cila rritet shpejt dhe tregohet çdo muaj. Paga minimale – një herë në vit. Kështu do të tregojnë “rritjen e standardit”, por vetëm në letër. Jo edhe për qytetarët me pagë minimale. Shporta e re mesatare do të injorojë shpenzimet reale. Do të sillet vetëm për ushqimin dhe faturat, pa asnjë rekreacion, kulturë apo jetë dinjitoze”, tha Kostova.
