Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet. Kurti thotë se është i dorëhequr nga 27 marsi i vitit 2025 dhe bashkë me kabinetin qeveritar.
“Për qëllim betimi si deputet i Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e Kurtit.

