Me propozim të Prokurorisë, gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj një banori të Reçicës së Vogël, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vendosje të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, që dënohet sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, përcjell TV21. Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit në fjalë.

“Më 30 dhjetor, i dyshuari në veturën e tij mbante pako me gjithsej 50,13 gramë lëndë narkotike marihuanë. Kur policët në Tetovë e kanë ndaluar për kontroll, një pjesë të drogës e ka hedhur nga xhami i veturës, ndërsa në atlete i është gjetur një pako”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Foto: Ilustrim