Ish-drejtori mjekësor i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe ish drejtori organizativ, Nehat Nuhi shkojnë në paraburgim 30 ditor, njoftoi Gjykata e Apelit Shkup. Gjyqtarët pranuan ankesat e Prokurorisë, e cila ankimoi masën e arrestit shtëpiak për dy të pandehurit me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes. Vasev dhe Nuhi akuzohen për keqpërdorimin e terapisë së shtrenjtë dhe vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Gjyqi për keqpërdorimin e ilaçeve të pacientëve të prekur nga kanceri në Onkologji do të fillojë në 11 korrik. /Alsat.mk
The post Paraburgim për dy ish-drejtorë të Klinikës së Onkologjisë në Shkup appeared first on Alsat.
