Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë, në disa vende me erë të përforcuar të përkohshme, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me paraqitje të breshrit.
Paradite në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit erë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja nga 31 deri 39 Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar në orët e pasdites. Temperatura minimale do të bie 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.
Për shkak të depërtimit të shpejtë të masës ajrore më të freskët nga veriu, të premten do të jetë pak më freskët.
