Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal.

Do të ketë erë mesatare, në pjesët perëndimore herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë erë mesatare, dhe në pjesë të luginës herë pas here të fortë jugperëndimore. Temperatura do të sillet nga 9 deri në 20 gradë.