Mot sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë, vende-vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -8 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, mot pjesërisht me vranësira. Në disa pjesë të luginës do të ketë shi të dobët të herëpashershëm. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.