Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites, fillimisht në pjesët më perëndimore, e më pas edhe në disa vende të tjera, do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të forcohet.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, nga nesër deri në fillim të javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të dendura. Të enjten, reshjet do të shoqërohen edhe me bubullima të rralla.