Paratë për fermerët shkaktuan përplasje mes deputetëve në ditën e pestë të diskutimeve mbi më shumë se 200 amendamentet e propozuara për Buxhetin 2026. Amendamenti i LSDM-së për rritjen e subvencioneve për fermerët, i cili nuk u pranua, shkaktoi reagime të forta nga të dyja palët. U hodhën akuza se kush kujdesej, kush paguante dhe kush u pakësua fondet për fermerët, ndërsa u diskutua edhe për mjetet e bllokuara nga programi IPARD.
“Shpresojmë që me ribalancin të rriten fondet edhe për subvencionet. Qytetarët, pra fermerët, duhet të dinë se subvencionet do të vazhdojnë, ndërsa diskutimet për më shumë ose më pak para në program janë thjesht përplasje politike ditore”, tha Malisha Stankoviç, deputet i PSM.
“Populli thotë, kur të dhemb dhëmbi, trego aty ku të dhemb. Unë nuk po them nëse këto mjete që propozojmë do të shkojnë menjëherë apo jo për subvencionet. Ky amendament kërkon fonde shtesë për të zgjeruar mbulimin e prodhuesve, sidomos të vegjëlve, për t’iu ofruar ndihmë konkrete”, theksoi Fatmir Bytyqi, LSDM.
