“Parfume, celularë e kafshë shtëpiake!”, Dogana: Është parandaluar edhe kontrabanda e 2.3 tonëve banane

Doganierët dhe ekipet mobile doganore parandaluan përpjekje për kontrabandë të 103 telefonave celularë, më shumë se dy ton banane, 500 pako me suplemente, 400 litra vaj ulliri, 53 litra vaj farash të zeza, 24 kilogramë duhan të prerë, pajisje për spa qendër, rreth 400 copë kozmetikë, mbi 100 parfume nga marka të njohura, si dhe shpendë shtëpiake, informojnë nga Drejtoria e Doganave. 

Në pikën kufitare “Tabanoc”, në tre raste doganierët sekuestruan 500 pako suplemente, pajisje automobilistike, mjete ndërtimi dhe pajisje të tjera të specializuara të shtrenjta me një vlerë totale prej mbi 1.2 milion denarë.

Me këtë, siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, u parandalua përpjekja për shmangien e pagesës së detyrimeve prej 428 mijë denarëve.

Në tre raste të tjera, doganierët në pikën kufitare Deve Bair parandaluan përpjekjet për kontrabandë të mbi 130 parfumeve, përfshirë Armani, Marc Jacobs dhe Jal Paul Gaultier, gjatë kontrolleve të makinave dhe autobusëve.

Shoferët, edhe pse u pyetën nëse kishin diçka për të deklaruar, ata nuk deklaruan asgjë, pas së çka, për shkak të dyshimeve në deklaratat e tyre, u krye një kontroll i detajuar, ku u gjetën produktet e padeklaruara.

Në autobus, produktet ishin të fshehura në bagazh, ndërsa në makinë, parfumet me firmën e markave të famshme u zbuluan në një zgavër të ndërtuar në bagazh, në një kuti biçiklete, në sediljet e pasme dhe në një valixhe midis rrobave të paketuara.

Kundër autorëve, shtetas nga Maqedonia e Veriut, janë iniciuar procedura përkatëse – në pesë raste, procedura kundërvajtëse, dhe në një rast, procedura penale u iniciua para Prokurorisë Publike të Kumanovës.

Inspektorët e Departamentit për Çështje Operative parandaluan disa përpjekje për kontrabandë gjatë kontrolleve të automjeteve në pikat kufitare brenda në vend, si dhe gjatë kontrolleve të mallrave për zhdoganim importi.

U sekuestruan pajisje për spa qendër, një sasi e madhe veshjesh, pjesë për automobil, vegla, 15 litra krem agrumesh, 234 copë kozmetikë për fytyrën dhe flokët, 53 litra vaj të farave të zeza, një mijë copë reflektorë LED dhe panele LED që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, rripa për shtrëngim mallrash dhe produkte të tjera për të cilat autorët u përpoqën të shmangnin pagesën e detyrimeve ndaj shtetit.

Në një rast të zbuluar në brendësi, dy shtetas të Maqedonisë u gjetën duke ngarkuar mallra nga një autobus në automjet pasagjerësh, për të cilat nuk posedonin dokumente ose prova për detyrime të paguara importi. Janë iniciuar procedura përkatëse kundër të gjithë personave.

Doganierët e zyrës doganore të Gjevgjelisë parandaluan përpjekjet për kontrabandë të 2.3 tonë banane dhe 400 litra vaj ulliri. Përpjekja për kontrabandën e bananeve u zbulua në zyrën doganore të Gjevgjelisë gjatë kontrollit të një dërgese të deklaruar për zhdoganim importi, gjatë së cilës u zbulua se një sasi më e madhe bananesh nuk ishin të mbuluara nga dokumentet doganore, me ç’rast importuesi u përpoq të shmangte pagesën e detyrimeve.

Tentativa për të kontrabanduar 400 litra vaj ulliri u zbulua në hyrje të pikës kufitare Dojran gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas gjerman. 24 kilogramë duhan i prerë pa pulla akcize u gjetën në bagazhin e një makine me targa maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, gjatë një kontrolli të kryer nga doganierët në dalje të zyrës doganore të Zonës së Lirë Bunarxhik.

Doganierët në pikën kufitare Dellçevë, në dy raste të ndara, gjatë kontrollit të një makine dhe një kamioni, zbuluan përpjekje për të kontrabanduar pjesë kamioni, 100 litra vaj motori sintetik, vegla, një dron dhe pjesët e tij, një aparat fotografik dhe mallra të ndryshme. Të gjitha produktet e gjetura janë konfiskuar, dhe kanë filluar procedurat përkatëse kundër autorëve.

Në pikën kufitare Deve Bair në dalje nga vendi, doganierët zbuluan 103 telefona të dorës së dytë “iPhone” dhe “BlackBerry” që një shtetas bullgar donte të kontrabandonte. Telefonat u zbuluan gjatë një kontrolli të makinës në të cilën ai udhëtonte në një kuti të mbuluar me një xhaketë dhe një çantë shpine.