Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Strugë Arsim Dalipi mbrëmë në tubim tha se Struga ka nevojë për infrastrukturë të planifikuar, I cili shtoi se plani i tyre do të nisë me hartimin e një plani të ri urbanistik për zgjerimin e qytetit. Ndrësa për kaosin e komunikacionit bëri të ditur se do të ndërtojnë rrethrotullime. Dalipi theksoi edhe nevojën e parkingjeve të reja, ku siç tha njëri prej tyre do të jetë në hapsirën ku u mbajt tubimi.
“Ndërmarrjet publike janë pasuri e qytetarëve dhe ne si të tilla ato do t’I modernizojmë që të jenë në funksionim për qyetarët për ta përmirësuar përditshmërinë e tyre, me ujë të pastër, ndriçim, pastrim, transport dhe gjelbërim dhe këto janë të drejta themelore jo luks, nuk do të bëjmë çudira”, tha Arsim Dalipi, Kandidat i AKI-së për kryetar Komune në Strugë.