Parkingu i Qëndrës së Klinikave në Shkup do të vazhdoj të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë tha se kontrata duhet firmosur deri nesër ndërkohë që çmimi i parkingut do të ndahet në katër pjesë, shkruan Alsat.

Pacientët nga onkologjia do të kenë parking falas. Çmim më të lartë ose kategoria e katërt e pagesës u takon qytetarëve të cilët shkojnë për vizita në spitale. Aliu tha se i gjithë funksionimi i parkingut do të jetë në formë dixhitale duke detektuar lëvizjen e makinës nga hyrja e deri në dalje.

“Gjithashtu, në parking do të ketë hyrje të veçanta, sidomos në Kardiologji pasiqë pacientët që kanë nevojë në Kardiologji e dimë që aspekti kohor është shumë I rëndësishëm. Daljet do të jenë të njëjta, aspekti I organizimit dhe kapacitetit të veturave do të dyfishohet për shkak të optimizmit hapësinor të parkingut. Çmimet për parking do të jenë kaskade, do të ndahen në katër pjesë. Çmimet për pacientët që kanë probleme onkologjike do të jenë pa para, do të mund të shfrytëzojnë parkingun me 0 denarë. Çmimet për pacient që janë jashtë kategorisë pacient onkologjik do të ketë një çmim tjetër. Çmimet për të punësuarit brenda në kampus do të jenë çmime të treta dhe çmimet e katërta, kategoria e katërt do të jetë për qytetarët të cilët vijnë për arsye tjera, një vizitë ose diçka tjetër”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë./ Alsat.mk

The post Parkingu i Qendrës së Klinikave në Shkup do të vazhdojë të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit appeared first on Alsat.