Gjatë ditës së sotme pritet që të jetë mot me diell e me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 22 deri në 28 gradë.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe në kryeqytet, Shkup.