Pas 5 vitesh nga aksidenti, Romen Grozhan do të drejtojë makinën në Formula 1

Piloti francez, 39-vjeçari Romen Grozhan do të rikthehet në garat e Formula 1 pothuajse pesë vjet pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit.

Në vitin 2020, Grozhan pati një aksident në pistën “Sakhir”, ku makina e tij goditi gardhin me 225 kilometra në orë, duke u ndarë në dysh dhe duke u përfshirë nga flakët. Francezi arriti të dilte nga makina pa ndihmë pas 28 sekondash, duke pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe këmbë.

Edhe pse më vonë tha se mendonte se do të vdiste, ai e nxori veten nga zjarri me vullnetin e tij të lirë për hir të fëmijëve të tij. Ai nuk është ulur më kurrë në një makinë të Formula 1 dhe pothuajse pesë vjet më vonë po kthehet sepse do të testojë bolidin “Haas VF-23” në pistën e Muxhellos. Drejtori i ekipit, Ayao Komatsu, i cili ishte inxhinier i Grozhanit te “Haas” dhe “Lotus”, do të mbajë të njëjtin rol në “Muxhello”.

Grozhan do të përdorë një helmetë të dizenjuar nga fëmijët e tij në Muxhello, të cilën ai planifikoi ta vishte në garën e tij të fundit të vitit 2020 në Abu Dabi. /Telegrafi/

 

 

The post Pas 5 vitesh nga aksidenti, Romen Grozhan do të drejtojë makinën në Formula 1 appeared first on Alsat.