Më 2 gusht 2025, në orën 16:50, vullkani Krasheninnikov në Kamchatka shpërtheu për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve vullkanike!

Shkencëtarët po hetojnë lidhjen mes këtij shpërthimi dhe tërmetit me magnitudë 8.8 që goditi rajonin disa ditë më parë.

Shpërthimi i mbrëmshëm i vullkanit Krasheninnikov në gadishullin Kamçatka, i pari pas 600 vitesh, mund të jetë i lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi Lindjen e Largët të Rusisë javën e kaluar, raportoi agjencia shtetërore ruse RIA, duke cituar shkencëtarët.

“Kjo është shpërthimi i parë i konfirmuar historikisht i vullkanit Krasheninov pas 600 vitesh”, tha për RIA Olga Girina, drejtuese e ekipit që monitoron shpërthimet vullkanike në Kamçatka.

Ajo shtoi se shpërthimi mund të jetë i ndërlidhur me tërmetin e së mërkurës, i cili shkaktoi paralajmërime për cunami deri në Polinezinë Franceze dhe Kili. Pas tërmetit, ndodhi edhe shpërthimi i Klyuchevskaya-s, vullkanit më aktiv në gadishullin Kamçatka.