Takimi mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Trump dhe Zelensky janë përplasur dhe kanë kundërshtuar hapur njëri tjetrin. Situata e tensionuar në Zyrën Ovale çoi në anulimin e konferencës për media dhe largimin e presidentit ukrainas. Donald Trump pohoi se Zelensky “Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe”. Në takimin e sotëm ishte planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla, por as kjo nuk u realizua.
