Nga EVN-Maqedoni njoftojnë se është larguar shtylla e dëmtuar që shërbente për transmetim të energjisë elektrike në fshatin Negotinë, përcjell TV21. Nga kompania shtojnë se punimet në këtë vendbanim të Gostivarit do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, pasi fshati është pjesë e planit investues për rikonstruim dhe modernizim të rrjetit i cili realizohet në më shumë lokacione në Maqedoninë e Veriut.

