Pas publikimit të pamjeve nga TV21, ku shiheshin gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe në 6 autobusët e rinj ekologjikë, reaguan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, shkruan TV21. Në reagim thuhet se autobusët me gaz janë donacion prej UNOPS dhe se të njëjtit, tashmë kanë përgatitur mbishkrime të reja, që do të vendosen në autobusë para se të njëjtit të nisin të qarkullojnë në rrugët e Shkupit.
“Gabimet u vërejtën menjëherë dhe janë përgatitën ngjitëse të reja nga UNOPS, të cilat do të ndërrohen para se të vihen në shërbim gjashtë autobusët ekologjikë, të dedikuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë. /tv21.tv
