Pasi siguroi huazimin e Markus Rashfordit, me huazim blerje në fund të sezonit të ardhshëm, Hansi Flik iu ka bërë drejtuesve të Barcelonës kërkesën e tij të radhës.
Trajneri gjerman ka kërkuar një përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe emri që pëlqehet më shumë prej tij është holandezi i Interit, Denzel Damfris.
Edhe pse katalanasit kanë në krahun e djathtë një nga mbrojtësit më të mirë të momentit si Zhill Kounde, Flik beson se ardhja e Damfries është e nevojshme për të rritur konkurrencën së pari dhe së dyti kur është e nevojshme francezi mund të kthehet në qendër të mbrojtës, që është pozicioni i tij natyral.
Megjithatë, operacioni për transferimin e Damfries nuk do të jetë i lehtë. Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga një nga asetet e tyre më të vlefshme. Në fakt, italianët thuhet se kanë vendosur një klauzolë minimale lirimi prej të paktën 40 milionë eurosh, një shumë e konsiderueshme duke pasur parasysh situatën financiare të Barcelonës. Por, nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të përfshijë në marrëveshje edhe një lojtar tjetër për ta lehtësuar sa më shumë koston e transferimit të holandezit.
The post Pas Rashfordit, trajneri Flik kërkon edhe një përforcim tjetër…nga Seria A! appeared first on Alsat.
