Autoritetet vendase përpiqen që të arrijnë marrëveshje për tregti të lirë me SHBA pasi Uashingtoni solli tarifa doganore prej 33% për produktet e Maqedonisë, përcjell TV21. Ministrja e Financave, Gordana Koçoska Dimitrieska theksoi se mendojnë edhe për ndryshim të ligjit për shkallët doganore pa precizuar për cilat produkte dhe shërbime. Ajo përsëriti se efektet e drejtpërdrejta nga tarifat e rritura nuk janë të mëdha edhe për eksportin edhe për importin si dhe se bëhet fjalë për gabim në përllogaritjet.

“Ne nuk kemi nënshkruar marrëveshje me SHBA për tregti të lirë, punojmë në një farë mënyre që të nënshkruajmë marrëveshje të tillë dhe besoj se në fund Ministria e punëve të jashtme do të arrijë ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse me nënshkrimin e marrëveshjes do të kemi ndryshim të tarifave doganore. Nëse nuk arrijmë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më tutje me ndryshimet e ligjit”, tha Gordana Koçoska Dimitrieska, ministre e Financave.