Pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në orët e mëngjesit të 21 prillit 2025, liga italiane e futbollit “Serie A” ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e sotme, përfshirë ndeshjet e Primavera 1, në shenjë respekti për kreun e ndjerë të Kishës Katolike, Jorge Bergoglio.

Vendimi ka të bëjë me xhiron e 33-të të Serisë A, e cila është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Ndeshjet që aktualisht janë shtyrë:

Torino – Udinese
Cagliari – Fiorentina
Xhenova – Lacio
Parma – Juventus

Liga pritet të shpallë datat e reja për këto ndeshje në ditët në vijim.