Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar renditjen e pasaportave më “të fuqishme” në botë. Pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe mbetet më e fuqishmja, e ndjekur nga Spanja dhe Singapori, në vendin e tretë. Në vendin e katërt renditet Franca e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe Finlanda.

Sa i takon Maqedonisë së Veriut, ajo është renditur e 34-ta.
Më mirë se Maqedonia e Veriut është Serbia e cila është renditur në vendin e 32-të, ndërkaq më keq Shqipëria e cila është renditur në vendin e 43-të./TV21
Kjo renditje bazohet në numrin e vendeve që qytetarët mund të vizitojnë pa vizë.



