Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 5 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë, me paraqitje të mjegullës. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 7 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Nën ndikimin e masave ajrore të lagështa, të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² për 24 orë). Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore, me formimin e një shtrese bore prej 5 deri në 10 centimetra. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa zona më të larta. Nga e premtja pritet stabilizim i motit.
