Arban Pasholli nga BDI ka njoftuar se së bashku me Blerim Bexhetin kanë dhënë dorëheqje nga funksionet si koordinator dhe zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian, shkruan tv21. Pasholli tha se kjo është bërë me vetiniciativë dhe nuk ka të bëjë me shkarkim.

Ajo bëri të ditur se në vend të tyre janë propozuar Rina Ajdari dhe Dijana Toska dhe se ky proces do të finalizohet ditëve në vijim.

“Për hir të transparencës, dëshiroj të sqaroj se lajmet që po qarkullojnë për “shkarkimin” e z. Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian nuk qëndrojnë.

Sot, me mirëkuptim dhe vetëiniciativë, kemi dorëzuar shkresat për tërheqjen nga funksionet, z. Bexheti si koordinator dhe unë si zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian.

Pas konsultimeve dhe me pëlqimin e Kryesisë Qendrore, janë propozuar znj. Rina Ajdari si koordinatore dhe znj. Dijana Toska si zëvendëskoordinatore.

Ky proces, i dakorduar më herët, sot është formalizuar në mënyrë institucionale dhe do të finalizohet në ditët në vijim.

Do të vazhdojmë bashkëpunimin me përkushtim për ta çuar përpara misionin e Frontit Europian me përgjegjësi dhe frymë bashkimi”, tha Pasholli