Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku të dy ndoqën së bashku një ndeshje të ekipit.
Gjatë vizitës, Rama i dhuroi Pérezit një fanellë të personalizuar me emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Ata diskutuan edhe për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve të mbështetura nga Fondacioni i klubit spanjoll./TV21