Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës është e para për numrin e asamblistëve, me gjithsej 208., për këtë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, që siç tha, ia dolën pavarësisht tentimeve për ta ndalur hovin. Çitaku shtoi se besimi i qytetarëve arrihet me punë dhe jo me fjalë.
“Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm
Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.
Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.
Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.
Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.
Vetëm përpara “, shkroi Çitaku.