Fundjavën e kaluar, edhe një herë, rrjetet sociale u mbushën me “meme” të gjestit të VAR-it dhe frazës “penallti në favor të Real Madridit”. Fitorja në minutën e 100-të ndaj Rajo Valejkanos, nga pika e bardhë, nuk është rastësi.

Shifrat janë domethënëse: Real Madridi fiton një penallti çdo 2 ndeshje dhe i akordohet një kundër çdo 11 ndeshje. Nuk ka precedent të tillë as në La Liga dhe as në Europë.

Në 23 javë kampionati, madrilenëve iu janë dhënë 11 penallti në favor, pothuajse dyfishi i Barcelonës, Majorkësa dhe Xhironës (nga 6).

Në të kundërt, Realit i janë dhënë vetëm 2 penallti kundër, për një bilanc +9. Barcelona e ka këtë lloj bilanci +2, ndërsa Xhirona dhe Majorka +1.

Në Premier Ligë, Brentford kryeson me 7 penallti pro në 25 javë (6 kundër), ndërsa Man. Siti ka fituar 4, Arsenali 3.

Në Bundesliga disa skuadra kanë nga 6 penallti, me Frajburgun më të favorizuar (+5).

Në Serie A, Komo dhe Pisa kanë nga 6 (3 pro dhe 4 kundër).

Në Ligue 1, Bresti ka 8 në favor dhe 2 kundër (+6), më afër Realit.

Në Ligën e Kampionëve, Reali ka 3 në favor dhe 2 kundër në 8 ndeshje, shifër shumë më e balancuar se në La Liga./Telesport/

The post Penalltitë për Realin, nuk ka asgjë të ngjashme në gjithë Europën appeared first on Alsat.