Gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi ka raportuar sot në lidhje me pengimin e ekipit të Alsat në vendvotimin 2918 në Çair.

Ajo, po ashtu i ka bërë pyetje edhe KSHZ në konferencë për media se a janë të informuar të gjithë Këshillat Zgjedhor që të mos pengojnë punën e gazetarëve?

Derisa në lidhje me këtë është përgjigjur Admir Shaban nga KSHZ, ku ka bërë apel që të mos pengohën gazetarët.

“Apeloj te organet te mos pengojnë punën e gazetarëve”, tha Shabani.

Dervishi po ashtu ka treguar në lidhje direkte se:

“Këshillat zgjedhorë janë trajnuar dhe nuk guxojnë që të pengojnë punën në terren të gazetarëve që duan të informojnë, sic ishte rasti i ekipit të Alsat”, raportoi Fatlume Dervishi./ Alsat.mk

The post Pengohet ekipi i Alsat në Çair, këto janë detajet appeared first on Alsat.