Komuna Qendër ndau një buxhet për ndihmë të njëherëshe për shërbmie sociale dhe për mbështetjen e pensionistëve. Por, këta të fundit shprehën pakënaqësi sepse kushti i marrjes së 5 mijë denarëve ishte se kush është më i shpejti të garoj në atë masë. Sipas monitorimit të organizatës “Gratë për Gratë” atyre që janë në moshë të shtyer të pleqërisë nuk iu është marrë për bazë të ardhurat e pakta apo gjëndja shëndetësore.
Koordinatorja Zorica Siljanovska tha se buxheti ishte 7 milion denarë dhe ndihma njëherëshe prej 5 mijë denarëve nuk arriti tu shërbejë më shumë se 1,400 pensionistëve, e shumë të tjerë mbetën pa ndihmë.

“Këtë vit pragu i pensionit, si një parakusht i vetëm i caktuar ishte 28,050 denarë që është pensioni mesatar, kështu që parashtrohet pyetja nëse pensioni mesatar nënkupton pragun e varfërisë!? Në kushtet kur nuk ka rregullore dhe nuk janë paraparë kushte plotësuese apo kritere që pensionistët do të arrijnë ta marrin atë ndihmë të njhershme si pensionistë me rrezishmëri sociale”, deklaroi Siljanovska.

Nga Sektori për mbrojtje sociale dhe shëndetësore i Komunës Qendër e pranojnë këtë lëshim të bërë.
Boban Jankovski tha se vetëm brenda dy ditëve ka pasur një shifër rekord të paraqitjeve, përkatësisht 1,400 aplikime sipas modelit kush vjen i pari do të shërbehet. Por pati shumë pakënaqësi në publik!

“E di që kishte reagime të pakëndshme në publik, por në vitin e ardhshëm planifikojmë të bëjmë një rregullore që do të kaloj në Këshillin komunal. Këtë vit ishte masa kush vjen i pari – ai do të shërbehet. Idenë për vitin e ardhshëm e kemi të parashikojmë përparësi ata që kanë të ardhura më të ulta, ata që jetojnë vet të kenë prioritet, sikurse ata që kanë gjëndje të rënduar shëndetësore, ku do të kërkojmë dokumente nga autoritet e shëndetësisë. Mos të flas para kohe para se të kaloj në Këshill sepse ne kemi disa vërejtje që duhet të përmirësohen”, deklaroi Jankovski.

Monitorim 8 mujorë për dy masa në Komunën Qendër solli rezultate të pritshme. Për këto të fundit monitoruesit thanë se buxheti komunal duhet të jetë më i lartë duhe u bazuar në rritjen e kostos së shpenzimit dhe të inflacionit. Një takim me palët e prekura u zhvillua sot me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), “Gratë për gratë” një nga organizatat kjo që monitorojnë zbatimin e premtimeve të bëra gjatë Zgjedhjeve Lokale në disa komuna të Maqedonisë.

Monitorimi i zbatimit të premtimeve zgjedhore dhe masave të qeverisë lokale është aktivitet që realizohet në kuadër të projektit zviceran “Programi për Mbështetjen e Zgjedhjeve”, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Përmbajtja dhe qëndrimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës apo të IFES-it.