Pas shumë luhatjeve deri tani këtë sezon, Man. Siti i ka shpresat te merkato e janarit. Pas Antoan Semenjo, trajneri Guardiola do të përforcojë edhe mbrojtjen me një lojtar shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për Marc Guehi.
“Daily Mirror” zbulon se Man. Siti nuk pret dot fundin e sezonit për ta transferuar si lojtar i lirë, por do të paguajë 35 milionë euro për qendërmbrojtësin anglez të Kristall Pallasit.
Për Guehi ka një interes shumë të madh nga klube të ndryshme si Real Madridi, Barcelona, Bajerni, Liverpulli, PSZH dhe Interi, por mesa duket anglezi ka zgjedhur të punojë me Pep Guardiolën.
The post Pep Guardiola siguron edhe yllin tjetër të rivalëve për merkaton e janarit appeared first on Alsat.
