Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk e ka vlerësuar demokratike Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, që siç tha, e tillë do të ishte vetëm nëse do të kishte më shumë kandidatë në garë.
“Kam pas dëshirë që kjo konventë të ishte një ngjarje demokratike dhe ka mund të bëhet nëse do të shtyhej për një javë. Unë mendoj që mes kohës dhe kualitetit, ne duhet të vendosim mes kualiteti. Kualiteti i garës do të bëhej nëse është proces i hapur, demokratikë nëse marrin pjesë më shumë se disa kandidatë në zgjedhje”, tha Hoxhaj.

