Për shkak të një lëndimi në muskul, Rei Manaj rrezikon të humbasë ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren, përcjell TV21.

Për lëndimin e Rei Manaj kanë njoftuar nga klubi turk, ku aktualisht po luan Manaj.

“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.