Sot filloi inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Sanitar Shëndetësor për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar nga Shën Nikolla, i cili ndërroi jetë të martën në Klinikën për fëmijë në Shkup. Mbikëqyrja inspektuese e trajtimit të fëmijës do të bëhet në tre vende – mjeku amë, Spitali klinik – Shtip, e më pas në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Sipas burimeve fillestare nga Inspektorati, në Klinikën në Shkup, fëmija është pranuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe menjëherë është trajtuar në terapi intensive. Janë bërë analiza dhe janë konstatuar çrregullime elektrolitike, acidozë e dehidratim i rëndë, si dhe insuficiencë respiratore dhe kardiake.

                    