Federata e Futbollit të Maqedonisë ka nisur procedurë disiplinore kundër KF Shkëndija për shkak të siç thonë, “sjelljes jonjerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të një minutë heshtjes për viktimat e tragjedisë”, transmeton TV21.
Më tej në njoftimin e FFM-së thonë se “për të tillë të panjerëzi nuk ka vend në futboll” dhe ftojnë Shkëndijën e Tetovës të marrë mësim nga Shkëndija e Haraçinës, pasi siç thonë, kjo e fundit “tregoi dinjitet dhe respekt”.
“Ky akt paraqet mosrespektim i papranueshëm ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. FFM do të ndërmarrë masa përkatëse në përputhje me rregullat me çka do të sigurojë që procedura të tilla të pahijshme asnjëherë më të mos përsëriten. Për të tillë të panjerëzi nuk ka vend në futboll. Le të shikojnë në Shkëndijën e Haraçinës, e cila tregoi dinjitet dhe respekt ndaj viktimave dhe gjithë situatës në shtet. FFM para disa javësh i zbrazi tribunat nga tifozët mysafirë në Strugë për shkak të sjelljes së pahijshme dhe ajo do të vlejë për të gjithë – pa përjashtim. Futbolli duhet të jetë sport i respektit dhe dinjitetit”, thonë nga FFM-ja.
