Erling Haaland ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme gjatë sezonëve të fundit, e nxitur edhe nga paraqitjet e shkëlqyera të Man. Sitit. Sulmuesi norvegjez vazhdon të shkruajë historinë me golat dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshjet, por së shpejti do të përballet me një sfidë tepër interesante.

Përballja e radhës premton spektakël, pasi këtë të mërkurë në “Santiago Bernabeu” do të rikthehet dueli i madh i futbollit modern: Kilian Mbape kundër Erling Haaland.

Real Madridi dhe Man. Siti do të matin forcat në një kontekst të ri, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ajo që nuk ka ndryshuar është forma e jashtëzakonshme e dy yjeve. Haaland dhe Mbappe vijnë si dy prej golashënuesve më të mirë të sezonit, lojtarë vendimtarë për skuadrat e tyre, edhe pse këto të fundit nuk po dominojnë si dikur.

Kjo ndeshje ngre sërish pyetjen: cili prej tyre do të dominojë futbollin?

Një tjetër betejë në garën e gjatë drejt “Topit të Artë”, çmim që, në mënyrë kurioze të dy e kanë humbur në dy edicionet e fundit.

Norvegjezi 25-vjeçar po thyen rekorde të reja në Premier Ligën dhe me kombëtaren e tij, ndërsa francezi po shkëlqen po aq në Spanjë. Por sfida më e madhe për Haaland do të jetë të tregojë veten pikërisht ndaj klubit që ka ëndërruar ta transferojë prej vitesh.

Paraqitjet e tij të fundit kundër Real Madridit kanë qenë zhgënjyese dhe kjo ndeshje është një mundësi e artë për të ndryshuar narrativën.

The post Përballja e madhe e yjeve në “Santiago Bernabeu” appeared first on Alsat.