Një duel spektakolar pritet të zhvillohet në fund të këtij viti, pasi Entoni Xhoshua dhe Xhejk Poll janë në fazat përfundimtare të negociatave për një ndeshje në peshat e rënda që do të mbahet në Majami gjatë muajit dhjetor.
Sipas “Daily Mail Sport”, datat 12 ose 19 dhjetor janë në diskutim, ndërsa ndeshja do të transmetohet në “Netflix”, duke ndjekur formatin e përballjes së anuluar të Poll-it me Gervonta Dejvisit.
Pas dështimit të asaj ndeshjeje për shkak të akuzave për dhunë në familje ndaj Dejvisit, Poll e ka zhvendosur fokusin te Xhoshua, ndërsa promotori Edi Hern ka konfirmuar se vendimi për ndeshjen e radhës të britanikut do të merret brenda javës.
Dueli pritet të jetë i tipit demonstrativ, për shkak të diferencës së madhe fizike mes tyre – Poll peshon rreth 200 paund, ndërsa Xhoshua mbi 250 paund.
Ky duel, nëse zyrtarizohet, do të jetë një nga ngjarjet më të bujshme të fundvitit në botën e boksit, duke sjellë përballë një ish-kampion bote dhe një influencer të kthyer në boksier.
The post Përballje e madhe e boksit në Majami këtë dhjetor appeared first on Alsat.

