Kjo ishte foto e fund vitit e bërë bashkë e disa prej anëtarëve të koalicionit VLEN, në të cilën afër njëri tjetrit janë Azir Aliu dhe Arben Fetai. Dy të fundit si pjesëtarë të ASH-së tani në iftare po shkojnë ndarazi. Por cili prej tyre ka mbështetjen e VLEN-it? Izet Mexhiti, i pyetur nëse do të ftohet në të njëjtën ditë në iftar nga krehu i Azir Aliut apo Arben Fetait, te cili do të shkonte, ai u përgjigj:
“E para do të jetë iftar i VLEN-it kështu që nuk mund të ketë dy iftara, por do të jetë një darkë. Nuk do të mërzitemi për atë punë. Meqenëse ata s’po bëjnë iftar bashkë? Mendoj që dytë janë në VLEN dhe që të dytë kanë sjell vendim për shkrirje në VLEN… Ajo është çështje e brendshme e ASH-së, por mendoj se më e rëndësishme është VLEN sepse ASH, LD, Besa, Alternativa do jenë edhe 1-2 javë deri në shkrirjen në VLEN, nuk ka rëndësi edhe këto javë se kush do të jetë përfaqësues i LD, ASH e tjerave”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.
Tashmë deputetja e fraksionit të ASH-së Mimoza Musa është orientuar në krah të Ministrit të shëndetësisë Azir Aliu, i cili ka marr përkrahjen edhe të deputetit të pavarur Ilir Demiri, që mandatin e mori si kandidat i ASH-së së Zijadin Selës. Aziri tha se pesha e partive politike matet me numrin e deputetëve. Fetai nuk dëshiron të flet për zhvillimet e fundit. Në qëndrimin e tij të fundit ai tha:
“Strukturat e konceptit të ri ‘Aleanca e Re’ më kanë autorizuar të zhvillojë negociatat për themelimin e VLEN-it në një parti. Kuvendi për themelim me këtë koncept ka bërë një hap strategjik drejt një strukturimi politik më të fuqishëm dhe me të unifikuar. Janë pezulluar të gjitha organet tjera aktuale”, u shpreh Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë.
Mexhiti tha se brenda dy javësh VLEN do të shkrihet edhe juridikusht i në një parti të vetme, kurse në aspektin kadrovik ai tha se edhe pas rikonstruimit eventual të qeverisë, ai do të përkrahë Arben Fetain në funksionin e ekzekutivit dhe se është i kënaqur me punën e tij në Qeveri.
