Bisedimet Ukrainë-Rusi përfunduan sot, thanë burime për Reuters.

Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.

Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për bisedimet që u zhvilluan sot mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.

Ata u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, tha një zëdhënës i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke iu referuar planit të hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe më pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa.

Bisedimet përfshinin “angazhim të drejtpërdrejtë” mes zyrtarëve të të dy vendeve dhe u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive dhe pozitive”, shkruan skynews.

Kjo mund të sugjerojë se përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ishin në të njëjtën dhomë, në vend që SHBA-ja të bënte ndërmjetësimin mes tyre, por deklarata nuk është përfundimtare.

Ndryshe, nuk dihet nëse dihet nëse do të ketë bisedime të reja mes palëve në ditët në vazhdim.

The post Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi appeared first on Alsat.