Lojërat e 12-të Kombëtare Tradicionale të Pakicave Etnike të Kinës përfunduan të shtunën në mbrëmje në Sanya, në provincën Hainan të Kinës Jugore. Organizatorët zhvilluan ceremoninë e dorëzimit të flamurit për delegatët e provincës Hunan, organizatorët e edicionit të ardhshëm.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse në qendrën sportive të Sanyas, u valëvitën flamujt përfaqësues të 35 delegacioneve.
Shen Yiqin, Këshilltare e Shtetit të Kinës, deklaroi përfundimin e Lojërave, që u ndoq nga fikja e flakës në stadium.
Në Lojërat nëntë ditore garuan në total 6.960 sportistë, në 18 disiplina sportive dhe tre sporte demonstruese.
Lojërat e 13-të Kombëtare Tradicionale të Pakicave Etnike do të zhvillohen në vitin 2027 në Provincën Hunan.
