Përfundon në burg pronari i njërit nga marketet më të njohura edhe në Maqedoni

Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të marketeve të kozmetikës dhe gjësendeve tjera “DM” kroate, i pranishëm edhe në Maqedoni, Mirko Mrakužić (58) përfundoi në paraburgim për shkak se policia dyshon se ai sulmoi një të njohur 36-vjeçar me shkop bejsbolli.

Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë në Zagreb, më saktë të shtunën gjysmë ore pas mesnate.

“Siç mësuam, ai e trembi burrin e tmerruar duke tundur një thikë kuzhine, më pas e rrahu, e kërcënoi me vdekje dhe i theu makinën rrugës, raporton Jutarnji list.(INA)