Ka përfunduar dita e parë e negociatave trepalëshe në Gjenevë mes Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje të re diplomatike për të avancuar drejt një zgjidhjeje të konfliktit.
Lajmi u konfirmua nga kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se diskutimet janë fokusuar në çështje praktike dhe në mekanizma konkretë për zgjidhje të mundshme.
“Sot, si përfaqësuesit politikë ashtu edhe ata ushtarakë kanë përfunduar punën e tyre”, ka shkruar Umerov, duke falënderuar palën amerikane për “bashkëveprim konstruktiv dhe gatishmëri për të punuar me këtë ritëm”.
Ai shtoi se një raport i detajuar do t’i dërgohet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për ta informuar mbi ecurinë e bisedimeve.
Negociatat pritet të vijojnë edhe nesër, ndërsa sytë e komunitetit ndërkombëtar mbeten të drejtuar nga Gjeneva, në pritje të sinjaleve konkrete për hapa drejt de-eskalimit.
