Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.

Kështu ka deklaruar mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Bajgora për Tëvë1 tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.

Forca të shumta të Policisë janë në vendin e ngjarjes, poashtu është parë dhe Ambulanca.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.