Punonjësit në një shkollë të mesme në Saraj u sulmuan me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës nga një grup burrash. Incidenti u raportua në polici nga njëri prej kolegëve të sulmuar.
“Në SPV Shkup, F.L. (24) nga Shkupi raportoi se në Saraj, ai dhe kolegët e tij A.N. (18), N.L. (26), A.D. (36) dhe R.S. (24), të gjithë nga Shkupi të cilët më parë kryenin detyra p une si punonjës të një kompanie në një shkollë të mesme, u sulmuan fizikisht nga S.P. (41), N.P. (47) dhe S.P. (37), të gjithë nga Saraji të cilët përdorën një objekt të mprehtë dhe gaz lotsjellës”, tha policia.
Ministria e Brendshme thotë se po merren masa për sqarimin e rastit.
The post Përleshje e madhe në një shkollë në Saraj: Pesë punëtorë sulmohen me shkopinj dhe gaz lotsjellës appeared first on Alsat.
