
Përleshje me thikë në Tetovë: Sherr për parkim dërgon një të ri në spital
Një incident i rëndë është regjistruar sonte pranë Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë, ku dy të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik për një vendparkim.
Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka degraduar në dhunë fizike dhe me mjete të mprehta, ku njëri nga të rinjtë ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në incident është arrestuar nga policia dhe pritet të përballet me procedurat ligjore.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa priten informacione zyrtare nga SPB Tetovë për detaje të tjera lidhur me rastin.
