Një 19-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria gjatë natës, pasi është denoncuar se ka sulmuar fizikisht babanë e tij 45-vjeçar.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 02:40, kur zyrtarët policorë e kanë arrestuar D.M., 19 vjeç, nga Kumanova, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

I riu është dërguar dhe mbajtur në stacionin policor.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.