Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku shihet se si rrihen dy meshkuj, teksa njëri mban edhe sëpatë në duar.
Gjithçka nisi me përplasje verbale, ndërkaq kaloi në dhunë fizike.
Rasti thuhet se ka ndodhur në sheshin e Strumicës, gjatë mbrëmjes që lamë pas.
Rrahjen po e shohin edhe fëmijë, kurse një grua edhe përfshihet duke tentuar që t’i ndajë.
Nga publikimet në rrjetet sociale, aludohet se përplasja fizike ka ardhur si rezultat i probleme afatgjata, të cilat i përshkruajnë lypsarët që kërkojnë lëmoshë në këtë pjesë të Strumicës.
TV21 e dërgoi videon edhe te MPB-ja për të marrë një njoftim zyrtar se nëse rasti është denoncuar në Polici dhe cilat janë masat që do të ndërmerren, por deri tani pa përgjigje.
