Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit dhe të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të brishtë. Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëra-tjetrës, mirëpo e kanë fajësuar palën tjetër për nisjen e luftimeve që kanë zgjatur disa orë.

Zëdhënës i kryeministrit të Pakistanit i ka akuzuar talibanët për “të shtëna të paprovokuara”. Ndërkohë, një zëdhënës i talibanëve ka thënë se Pakistani “ka iniciuar sërish sulme” dhe që Afganistani është detyruar më pas të përgjigjet. Përleshjet kanë shpërthyer më pak se dy muaj pasi të dyja palët janë pajtuar për armëpushimin e ndërmjetësuar nga Katari dhe Turqia.

The post Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit appeared first on Alsat.