Më 19 korrik, në Nju Orlins, do të zhvillohet eventi UFC-318 në artet marciale mikse. Një event që ka një duel mjaft interesant, atë mes Maks Hollovej dhe Dastin Poirier.
Dy veteranë e legjenda të kafazit, me Hollovej që ka qenë kampion bote, ndërsa Poirier është ai që ka mposhtur dy herë radhazi Konor MekGregor. Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin BMF (baddest mother**ker), një përballje simbolike që UFC ua rezervon yjeve të saj. Për Poirier kjo është hera e dytë që duelon për këtë trofe, ndërsa për Hollovej është hera e parë. Dueli mes tyre do të zhvillohet në peshën e lehtë.
Interesant fakti se kjo është hera e tretë që dy luftëtarët do të ndeshen mes tyre në kafaz, me Poirier që i ka fituar të dyja sfidat e para, në vitet 2012 e 2019.
Gjithsej janë 15 duele që do të zhvillohen në këtë event, ku në kafaz do të ngjiten edhe disa emra të njohur si Kevin Holland, Marvin Vetori etj.
UFC-318, duele kryesore
Maks Hollovej – Dastin Poirier
Paulo Kosta – Roman Kopylov
Kevin Holland – Daniel Rodrigez
Dan Ige – Patrisio Pitbull
Majkëll Xhonson – Daniel Zellhuber
The post Përplasja mes Hollovej dhe Poirierin për titullin “BMF” appeared first on Alsat.
