Nga ZNAM kanë i kanë reaguar partnerit të koalicionit qeverisës VLEN, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se VLEN-i po tenton ta kopjojë BDI-në.

“VLEN po tenton të kopjojë BDI-në dhe të vazhdojë në të njëjtën rrugë, duke demonstruar fuqi nga pozita e pushtetit dhe duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë”, thonë nga ZNAM.

Nga ZNAM thonë se kreu i LD-së, pjesë e VLEN-it, e ka idol Ali Ahmetin.

“Zoti Mexhiti ka qenë shumë gjatë në radhët e BDI-së, është koha që të dalë nga ajo matricë. Është e qartë se idol i tij është Ali Ahmeti, rekomandimi ynë është që ai të mbetet vetëm Izeti”, thonë nga ZNAM.

Në lidhje me deklaratat e djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se “Maqedonia është e destinuar të mos ekzistojë fare nëse nuk bashkëpunon me shqiptarët, nga ZNAM thonë:

“Njëri prej bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të KOS-it në ish-Jugosllavi, Ali Ahmeti, nuk duhet të shqetësohet për ekzistencën e popullit maqedonas, garantuesi më i madh për këtë janë maqedonasit kudo që janë”, thuhet në reagim.

Nga ZNAM thonë se “VLEN-i duhet ta kuptojë se vendi i tyre është Maqedonia dhe jo Kosova”, ndërsa kanë porosi të përbashkët për partitë politike shqiptare në RMV.

“Në fund një mesazh për VLEN dhe BDI. Kurrë më maqedonasit nuk do të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre! Garant për këtë është lëvizja ZNAM”, thuhet në reagim.